Kros, i gatshëm të largohet nga Madridi…
Mesfushori Toni Kros është i gatshëm ta lerë Real Madridin në fund të këtij sezoni. Sipas njoftimeve të tabloidit spanjol “As”, gjermani, në marrëveshje me klubin e tij, do të ishte i gatshëm për të ndryshuar “klimën” qysh në qershor.
Ish-lojtari i Bayern Mynihut, i integruar në mënyrë të përkryer në Madrid, është i bindur se ka mbyllur një cikël dhe dëshiron të provojë një aventurë të re. Mesfushori ka një kontratë që skadon në vitin 2022, por “blankos” janë të gatshëm ta lënë të lirë lojtarin pa bërë ulje.
Largimi i Krosit nga “mbretërorët” e Madridit do të hapte hapësirën për një zgjedhje midis francezit Pogba dhe danezit Eriksen, të dy profile të vlerësuara nga trajneri Zinedine Zidane, që pritet të bëjë revolucion në organikë te Reali.
Ndërkaq ka reaguar menjëherë Kros i cili në rrjetet sociale, ka postuar këtë informacion. Gjurulldi…!