Nuk ka falje për Diego Kostën…

Nuk ka lajme të mira për Atletikon e Madridit. Komisioni i Apelit në Federatën Spanjolle të Futbollit (RFEF) ka hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga klubi madrilen për ndëshkimin me 8 ndeshjeve të sulmuesit Diego Kosta, për gjestet në ndeshjen ndaj Barcelonës të shtunën.

Ekipi i kryeqytetit spanjoll kërkonte zvogëlimin e sanksionit disiplinor. Lajmin për refuzimin e kërkesës së Atletikos e njoftoi “Mundo Deportivo” në faqet e saj në internet.

Diego Kosta u përjashtua nga gjyqtari Gil Manzano për fyerje ndaj tij. Dënimit 4 javor për këtë iu shtuan edhe 4 javë të tjera për kapjen e krahut të gjyqtarit. Me këtë ndëshkim, praktikisht sulmuesi Diego Kosta i jep lamtumirën sezonit.

Rreth kësaj mase ndëshkimore ka reaguar edhe trajneri Simeone. “Më duket e ekzagjeruar,”- tha ai në një konferencë shtypi të premten. Njëherësh, tekniku i madrilenëve fshiu edhe dyshimet dhe e rikonfirmoi Diego Kostës në radhët e Atletikos edhe për sezonin e ardhshëm. “Absolutisht që po, ju e dini se çfarë mendoj unë për të”, – deklaroi Diego Simeone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!