“Fetel-Leklerk, si Hamilton-Alonso”?

● “Ka ngjashmëri, por nuk e di nëse kjo do të jetë një avantazh”, është përgjigjur kampioni i botës në konferencën për shtyp

Në konferencën e shtypit, kampionit të botës, pilotit britanik Ljuis Hamilton, iu bën pyetja nëse çifti Fetel-Leklerk, ishte një kopje e çiftit të vitit 2007, Hamilton-Alonso, që për hir të vërtetës kishin një klimë jo shumë miqësore midis tyre.

“Ka ngjashmëri, Sebastiani është një kampion botëror katër herë, ashtu si dhe Nando ishte dy herë. Por nuk e di nëse kjo do të më japë përparësi. Unë di që do të duhet të luftoj, sepse të dy janë shumë shpejt”, – është përgjigjur kampioni i botës, piloti britanik Ljuis Hamilton në konferencën e shtypit.

Ferrari është mbresëlënës në anën e kundërt, ne nuk mund të rimëkëmbim shpjet 4 të dhjetat diferencë, por ne po i kushtojmë vëmendje besueshmërisë”, – përfundoi Hamilton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!