Sitit i mjafton vetëm Xhezus për Brajtonin…

● Kampionëve të Anglisë u ka mjaftuar goli në fillim i Gabriel Xhezus për të fituar. Guardiola i drejtohet trofeut të tretë sezonal

Në gjysmëfinalen e parë të FA Cup, të luajtur të shtunën në “Uembli”, Mançester Siti mundi 1-0 Brajtonin dhe tani pret fituesin e çiftit Volverhempton-Uatford për t’u njohur me kundërshtarin, që do të përpiqet të mohojë Guardiolës suksesin e tretë sezonal në Angli.

“Qytetarëve” u ka mjaftuar goli i minutës së 4-t i sulmuesit Gabriel Xhezus për të siguruar fitoren dhe kualifikimin për të finalen e këtij eventi. Për brazilianin që zëvendëson Agueron e dëmtuar, ky ishte goli i tij i 18-të gjatë këtij sezoni.

Në minutat e para të pjesës së dytë, Brajton ushtroi presion ndaj Sitit, por pa arritur ta ballancojë rezultatin. Fitorja e skuadrës së Guardiolës mund të kishte qenë edhe më e thellë, por “Qyetarët” u kënaqën vetëm me golin e Xhesus, pa mohuar edhe mbrojtjen e fortë të Brajtonit.

Gjithsesi, në ndeshjet çerekfinale të Champions League kundër Totenhemit, Sitit do t’ju duhet t’i përvishet një pune më të vështirë dhe më të madhe, duke nisur që nga kjo e martë në Londër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!