Celulari i Leo Mesit, 4000 euro…

Smartphonët tashmë janë bërë pjesë organike e njeriut, jo vetëm si mjet komunikimi, por edhe informimi. Teknologjia e prodhimit të tyre është kthyer në një biznes të ditës dhe mjaft fitimprurës.

Të rinjtë e sotëm janë në garë kush ka celularin më të fundit. Por njërit ama, duket se do t’ia kalojnë dot…

Kompania “iDesign Gold”, posaçësht ka prodhuar një celular dhe i ka dhënë yllit të futbollit të Barcelonës, Lionel Mesi.

Bëhet fjalë për një “iPhone XS”, i gjithi i larë në flori 24-karatësh. Dhurata, që kompania “iDesing Gold” i ka bërë argjentinasit që po çmend botën e futbollit, kushton rreth 4000 euro.

Në celularin e artë të Mesit janë të gdhendur numri 10 i fanelës së tij, emri i bashkëshortes Antonela, si dhe ato të fëmijëve Thiago, Ciro dhe Mateo. Gjithashtu, në të do të jenë edhe logot e Barcelonës dhe ajo e Argjentinës…

Nuk dihet ende nëse kompania “iDesign Gold” do të nxjerrin në treg
kopje të këtij celulari…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!