E gjithë Kosova, sonte te “Fadil Vokrri”…

Pas suksesit në Nations League, premiera e Kosovës për eliminatoret e Euro 2020, nis me miqësoren ndaj Danimarkës. Një sfidë relativisht e vështirë, duke patur parasysh nivelin dhe cilësinë e lartë të futbollit danez.

Gjithsesi, kjo nuk do t’i pengojë tifozët e zjarrtë kosovarë për të mbështetur sonte idhujt e tyre që do të zbresin në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Sipas informacioneve që vine nga Kosova, shkallët e stadiumit do të jenë të mbushura shumë më herët se ora 19:00, kohë kur do të startojë takimi ndaj danezëve.

Bileta janë të shitura plotësisht, edhe pse kjo ndeshje është një miqësore, që do të shërbejë edhe si test për Kosovën dhe trajnerin Bernard Shaland.

Të hënën, më 25 mars, në orën 20.45, po në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, Kosova do të presë Bullgarinë, për të çelur fushatën e saj për Euro 2020, aktivitet në të cilin futbolli kosovar është debutues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!