Kosova, test i vështirë me danezët, por Hareide…

Kosova është gati për miqësoren me Danimarken. Ndeshja do të luhet të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, duke nisur nga ora 19:00.

Në kampin “Dardan”, flasin për një test të rëndësishem dhe të gjithë atje, janë të preokupuar që grupi të shfaqet kompetitiv, përpara se Kosova, të nisë zyrtarisht ndeshjet në grup për “Euro 2020”, ndërsa pas katër ditëve i pret Bullgaria pretendente.

Sakaq, pak ditë më parë, trajneri  zvicerian i Kosovës, Bernard Shaland, ka publikuar listën me futbollistët e grumbulluar, duke sjellë ndonjë risi…

Por ajo që ka habitur jo pak, lidhet me një deklaratë të komisarit të flamandëve, Hareide, i cili ka nënvizuar faktin, se do të parapëlqente më mirë pushimin përpara se të luante zyrtaren me Zvicrën. Sipas teknikut danez, janë rregullat e reja të UEFA-s ato që diktojnë dhe në program është testi miqësor me Kosovën.

Rregullat e UEFA-s kërkojnë që ekipet kombëtare duhet të luajnë ndeshje më 21 mars. Sikur të ishte në dorën tonë, ne do preferonim të stërviteshim në shtëpi dhe të bëheshim tërësisht gati për ndeshjen e Zvicrës, por UEFA thotë, se ne duhet të luajmë ndeshje”, – ka thënë Hareide, i cili më poshtë sqaron dhe arsyen pse zgjodhi përfaqësuesen e Kosovës.

“Mund të luanim me Gjermaninë, por zgjodhem një ekip që në renditjen  e përgjithshme gjëndet më poshtë. Do kemi në dispozicion gjashtë ndërrime. Kjo na shkon pershtat dhe ne do ta shfrytëzojmë më së miri,” – deklaroi Hareide.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!