Miqësore: Kosova, e barabartë me Danimarkën

● Para 13 mijë tifozësh, Kosova kalon testin “gjeneral”
Futbollistët Amir Rrahmani dhe Bersant Celina, kthehen në protagonistë absolutë të mbrëmjes kosovare. Lojtarët në fjalë, shënuan dy herë ndaj danezëve duke i dhënë barazimin në testin e parë të vërtetë dardaneve.
Në këtë mënyrë, në prag të ndeshjes së parë kualifikuese të grupit A për Euro 2020, kundër Bullgarisë, e cila luhet të hënën (20.45) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova kalon testin e mbrëmjes, ndërsa përballë danezëve të përvojës së madhe, arritën të shënonin dy gola vendimtarë dhe në fund të pranonin barazimin e trishtë…
Pierre-Emile Hojbjerg në të 92’ i prish festën 13 mijë tifozëve që si asnjeherë tjetër kishin mbushur “Fadil Vokrrin në Prishtinë. Më heret, Danimarka kishte shenuar nga pika e bardhë me Eriksen. Megjithatë, në opinionin sportiv ndërkombëtar, kjo paraqitje e skuadres së Shaland, ka marrë vlerësime maksimale.
Nga ana tjetër, kjo ndeshje dhe rezultati teknik i saj, rrisin ndjeshëm moralin e skuadres, ndërsa shton fort oreksin për të synuar tri pike ndaj Bullgarisë.