Shqipëria U21: Ftohet Redon Xhixha

Nga: Isuf Myrtaj

Ndërsa Kombëtarja e madhe do të presë Turqinë në Shkodër me 22 mars, për llogari të kualifikueseve të Euro 2020 , edhe Shqipëria U21, luan përballë homologëve të tyre nga Turqia.

Tekniku Alban Bushi, ka ditë që ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet që kuqezinjtë luajnë javën tjetër, ndërkohë që sot, ka një tjetër zhvillim tek moshat.

Pas dëmtimit të shkodranit Rubin Hebaj, tekniku i U21 Alban Bushi, ka operuar me shpejtësi dhe zgjidhja vjen nga  Laçi. Sulmuesi bardhezi Redon Xhixha, edhe pse po vuan javët e fundit për të gjetur golin në kampionat, ka treguar se është një lojtar mjaft kualitativ dhe i zoti për të bërë mirë.

 Në fakt, në radhët e kurbinasëve figurojnë disa futbollistë me moshë të re dhe veç Selmanit, Mersinajt dhe së fundi Xhixhës dhe Fangaj në linjën e djathtë të mbrojtjes, ka mbajtur peshë të madhe te Laçi.

 Gjithsesi, Bushi i ka dhënë mundësi djaloshit kurbinas për të asistuar me grupin e Shqiperisë deri në moshën 21 vjeç.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Turqisë U21, do të luhet ditën e shtunë, në datën 23 mars, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!