Atalanta, Berisha në stol…
Në prag të transfertës së nesërme me Sampdorian, trajneri i Atalantës Gasperini, ka deklaruar se do të vendosë në portë portierin 23 vjeçar Pierluixhi Golini.
Piero Gasperini tha, se për rolin e portierit tek Atalanta ka disa zgjedhje, por duke parë paraqitjen e fundit të portierit Golini, ndaj Fiorentinës, ka vendosur t’i besojë pikërisht këtij të fundit në sfiden e vështirë që bergamaskët do të luajnë në Genoa.
Skuadra e Berishes, prej disa javësh po bën mirë në serine A dhe ambicjet e klubit, mbetën ato të pjesëmarrjes në kupat e Europes.
Lidhur me raportet e ndërsjellta në skuadër apo hatërmbetje, Gasperini nuk kërkon polemikat, ndërsa ecën:- “Nuk është e thënë që kjo lëvizje të jetë deri në fund të kampionatit,” – duke lënë për të kuptuar se Etrit Berisha, mund të rikthehet shumë shpejt në kuadrat.
Në fakt, Berisha ka zhvilluar një supersezon me Atalantën. Në prag të grumbullimit të tij me kombëtaren shqiptare, ky veprim i teknikut të klubit, mund t’i sherbejë për mirë Panuçit. Ndeshja me Turqinë afron, ndërkohë që Berisha, konsiderohet si futbollist i domosdoshëm për kuqezinjtë.