Ranieri, një roman për Romën
Menjëherë pas eliminimit nga Porto në ndeshjet çerekfinale për Champions League, drejtuesit e Romës kanë shkarkuar trajnerin e skuadrës Eusebio Di Françesko.
Madje, ata kanë nxituar për të gjetur zëvendësuesin sa më shpejt. Ai është ish-trajneri i Fullhamit, italiani Klaudio Ranieri, i cili para pak ditësh i dha lamtumirën futbollit anglez, ku la gjurmë me Leiçesterin modest, që e shpalli kampion.
Sot pritet edhe prezantimi i Ranierit, i cili në njëfarë mënyre rikthehet në shtëpi, aty ku edhe ka nisur karrierën e tij si futbollist. 67-vjeçari roman do të synojë ta mbledhë skuadrën dhe ta rikthejë Romën, të paktën në lartësitë e edicionit të shkuar.