“Zonja”, fton Ikardin
Në fillim nisi si shaka. Por pasi në treg,dolën fanellat bardhezi me numër 9-të madje dhe me emrin e Mauro Ikardit në shpinë, të shumtë ishin ata, që besuan para ndeshjes Juventus- Udineze, se lojtari nga kontinenti amerikano-jugor, mund të mbrrijë në Torino.
Ish kapiteni I Interit prej disa javësh po kryen seancat e fizioterapisë për problemët që i janë shfaqur në gju. Ndoshta argjentinasi, ka gjetur mënyrën për të qëndruar larg skuadres këto ditë duke marrë kohë për tu larguar nga Interi. Takimet e agjëntit të tij Nikoleti me drejtorin zikalter Marota, kanë hedhur dyshime mbi të ardhmen e Mauros.
Situata mes Ikardit dhe klubit, u përkeqësua ndjeshëm ndërsa lojtarit iu hoq shiriti i kapitënit. Shto dhe pretendimin e tij lidhur me imazhin në raport me Uandën, bëjnë që gjërat të precepitojnë e të mendohën pa kthim.
Në të tilla raste, ata që përfitojnë janë gjithnjë të mëdhatë. Dhe “zonja”, duket se ka përparuar në kohë rekord. Në Torino, ka sulmues të përmasave botërore por në rastin Cr7, mosha e Ronaldos, mund të kushtëzojë krerët bardhezinj, të përpilojnë me shpejtësi ofertën për 26 vjeçarin.