Lazio-Roma, derbi në fokusin e trajnerëve

Në prag të derbit të Romës, në program nesër, Simone Inzagi është ndalur te skuadradhe faktet pse Lazio e tij, ka pasur ecuri jo të mirë. Sipas teknikut “bianko-çeleste”, dëmtimet e shumta kanë privuar galopimin e zakonshëm të Lazios, ndërsa shton se për të qenë kompetitivë ndaj Romës, mjafton të kujtosh se luhet një derbi, i cili asnjëherë, nuk pyet për favoritë.
“Kush ka më shumë presion? Mendoj se vetë futbollistët. Një ndeshje shumë e rëndësishme për të mos u humbur,”- ka deklaruar tekniku bardhëkaltër, Simone Inzagi.
Për trajnerin, Lazio figuron skuadër e madhe dhe se në derbi, formacioni I tij, do të bëjë të paundurën për të fituar. “Të detyruar për të fituar, njëherazi për të shkurtuar diferëncën me skuadrat lart. Objektivi ynë nuk ndryshon, duam të qëndrojmë në zonën champions”
Nga ana tjetër, homologu i tij iRomës, Di Françesko, e ka vën theksin te fakti që derbi mbetët unik teksa gjithkush, dëshiron ta fitojë. “Do të jetë ndeshje e vështirë, siç është gjithnjë derbi. Ndaj një rivali që ka kualitet.
Zaniolo? Nuk duhet të qëndrojë i qetë. Ai lipset të jetë detërminues dhe i “keq”, ashtu sikundër në stervitje”, – është përgjigjur ndër të tjera Di Françesko.
Derbi i Romës, Lacio- Roma do të luhet nesër në “Olimpiko”, duke nisur nga ora 20 45.
Aktualisht, Lacio pozicionohet në vendin e shtatë të serisë “A” (një takim më pak) dhe gjëndet 6 pikë larg fqinjve.
Në radhët e Lazios, aktivizohet portieri ynë i Kombëtares, Tomas Strakosha, ndërsa Igli Tare, mban prej vitesh, pozicionin e drejtorit sportiv në klub.