Kryqëzohet Real Madrid, “Marca” e “varros”

Humbja turpëruese e Real Madrid në Champios League, ndërsa Ajaks me lojën dhe rezultatin 1-4, ju kujtoi të gjithëve skuadrën e viteve ’70-’80, e ka detyruar gazetën më të madhe sportive në Spanjë, “Marca”, të dalë me një dedikim të pazakontë për kampionët e Europës në fuqi.

Këtu prehet një ekip që bëri historinë…
Fund turpërues i një cikli të papërsëritshëm”

Ndërkaq, edhe pse madrilenët i ndoqi tersi dhe gabimet arbitrare, kjo nuk ka mjaftuar për t’i shpëtuar “Marca”-s.

Kriza e madhe që ka përfshirë “galaktikët”, ka tronditur gjithë Spanjën dhe kryqëzimi i radhës pritet të jetë vetë trajneri Solari. Në shënjestër dhe presidenti Florentno Perez, i cili në zgjedhjet e ardhshme, mund të thotë lamtumirë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!