“Digjet” Parisi, Junajtid përmbys “sheikët”. Adio Roma…
Lukaku dhe Rashford, ringjallin “djajtë”, Solsjaker “mbret”. Kualifikohet Porto pas 120 minutash. Roma eliminohet nga një penallti mjaft e diskutueshme
Champions League vijon të dhurojë spektakël, supriza dhe çmenduri. Pas eliminimit të turpshëm të Realit mbrëmë, radha e Paris SG.
Në fakt, dy çiftet e sotme në garë, prodhuan gola e drithërima deri në fund. Paris SG, në dukje me një këmbë në turin tjetër, ndërsa pati kaluar në të vajtjes Mançester J. 0-2, mbeti në ankth deri në minutat e fundit. Askush nuk e priste, por dhe Parisi, sikurse mbëmë Madridi, përfshihet në “flakë”.
Më e keqja, erdhi në kohën shtesë. Shënjat për një mbrëmje të madhe të “djajve” e dha vija e pare e sulmit. Në 30 minuta, Lukaku i harruar si golashënues, befas bëhët i gjallë në Paris, aty ku shënon dy gola shprese. Për kualifikimin vendos Rashford, i cili shndërron në gol një penallti në kohën shtesë, teksa dërgon në “ferr” Bufon me shokë.
Përfundimi – Mançester Junajtid në “ekstazë”, merr biletën për në 8 më të mirat e Europës.
Ndërkohë më e ekulibruar sfida tjetër, ajo në “Dragao” mes Portos vendase dhe Romës. Fillimisht Porto kaloi përpara, duke bërë një hap drejt kualifikimit, mirepo penalltia e realizuar e kapitenit Rosi në portën e Kasijas, bëri që kualifikimi të mbetej i hapur.
Gjithsesi, starti i pjesës së dytë i gjen sërish të zotët e shtëpisë në avantazh me anë të Maregës. Llogaritur ndeshjen e vajtjes, ndërsa Roma pati fituar 2-1, gjithçka iu drejtua shtesës. Sakaq, edhe pse skuadrat luajtën me kujdes, në “Dragao” skuadra fituese Porto, përcaktohet nga një penallti e dyshimtë akorduar nga turku Çakir.