Simeone? Edhe Alegri nën hetim…

 UEFA ka deklaruar se ka hapur hetim për Diego Simeonen, i cili gjatë ndeshjes së vajtjes për Champions League, Atletiko Madrid – Juventus, ka festuar me gjeste jashtë moralit të një ndeshjeje futbolli. Principet e etikes, indentiteti sportiv, janë disa nga akuzat të institucionit të lartë europian që priten të  zbardhen në dëm të argjentinasit.

Por lajmi i fundit, çka ka trazuar ambientin bardhezi, lidhet  me  homologun  e tij  në këtë  ndeshje  Maksimiliano Allegri. Kreu i pankinës që kryeson kampionatin italian, mësohet se ka pasur  të njënjtin fat, teksa  dhe për  livornezin, do të hapet  një  hetim. UEFA ka njoftuar se Alegri  do të hetohet për  vonesen e fillimit të  lojes mes pjesëve.

Të dy teknikët  rrezikojnë  të  mos jenë  në krye të skuadrave respektive  duke  bërë  që  ndeshja e kthimit  në  Torino, të humbë ndjeshëm strategjinë nga pak metra.

Ndërkohë, Juventus, përpos tentatives për  të rekuperuar rezultatin negativ, do  duhet  të punojë fort edhe për rritjen e  optimizmit  në  “rozë”.  Mbi të  gjithë Ronaldos. Luzitani nuk përligji pritshmëritë në të paren, ndërkohë që mos  përfshirja  e portugezit  në  formacionin më të  mirë  të javes  në  serinë  “A”, e ka shtuar “inatin”  e 34 vjeçarit.

Juventus, në ditë të vështira…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!