Katar: Të dielën nis sezoni…
MotoGp: Starti të dielën, Rosi për të 24-en
Momentin e keq me Yamaka, sezonin e kaluar, piloti italian Valentino Rosi, kërkon ta hedhë pas krahëve.
Mjeshtri i “rrotave”, sezonin të ri, ndërsa Gp starton të dielën në Katar, e konsideron si pistë ideale për të bërë më të miren me “skuderinë” japoneze.
“Jemi mjaft të karikuar për t’u përmirësuar. Kjo dallohet jo vetëm nga ne por dhe nga impenjimi i drejtuesve. Do pëlqeja të isha më i fortë dhe më rezultativ se në 2018,” – është shprehur ndër të tjera sot Rosi.
Ndërkaq, “MotoGp”e pistes së Losail të Katarit, do regjistrojë sezonin e 24 –t të yllit italian.