Champions: Britma e Cr7, dhe radha e “golave”
“Vullkani “Ronaldo dhe Juventusi tij, ndezën Torinon, ndërsa dhanë shëmbullin e qartë se futbolli nuk njeh limite. Atletiko Madrid, ekipi ekspert i lojës fizike ( 2-0 e vajtjes) të ndërthurur me atë tekniko-taktike,është përmbysur turpshëm nga “zonja”, ndësa me Kristianon në ditët më të mira të tij, ka bërë që bileta çerekfinale e Ligës së Kampioneve të mbetët në shtëpinë bardhezi. Të gjithë para takimit, kishin drejtuar gishtin nga Cr7 dhe portugezi, e shperbleu me tri gola magjikë.
Në sfidën tjetër, Mançester Siti gjunjëzon Shalken duke i shënuar 7 herë. Më keq se kaq, s’ka ku të shkojë për gjermanët të cilët dhe në Bundesligë, po kalojnë momënte tejet të vështira.
Çiftet Bajern- Liverpul dhe Barcelona- Lion, në program sonte në mbrëmje, mbyllin netët magjike të këtij turi në Champions League. Në të vajtjes, asnjë ekip nuk ka gjetur golin, ndaj sot, duelet konsiderohën relativisht të nxehtë. Të premtën shorti…