Venecia: Ikën Zenga, vjen Kosmi

LIVORNO, ITALY - FEBRUARY 06: Livorno head coach Serse Cosmi looks during the Serie A match between Livorno and Juventus at Stadio Armando Picchi on February 6, 2010 in Livorno, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Klubi italian i Venecias, vendosi sot të shkarkojë trajnerin Valter Zenga. Lagunarët me pretendime edicionin e kaluar për t’u ngjitur në Seria A, sivjet po dergjen në fund të renditjes provizore në “B”. Në fakt, “lajmi” nuk është Venezia dhe ecuria e saj, por emri i atij që ikën, Valtër Zenga.

Ish-interisti Zenga u bë i famshëm në kuadratin “Axur”, ndërsa me fanelën e Interit luajti për 11 edicione. Sakaq, 58-vjeçari për koincidencë, ka veshur 58 herë fanelën e të kaltërve. Përpos arritjeve si portier, italiani pas përfundimit të karrieres, u përfshi në trajning. Në kohë të ndryshme, drejtoi klube si Steaua, Dinamo Bukuresht, Zvezda, Al Ain, Katania, por pa  arritur të mbrrijë te brezi i trajerëve me pjacë të lartë.

Tri humbjet e fundit në krye të Venecias, kushtuan pankinën. Gjithsesi, dhe  tekniku i ri, nuk është se ka pasur shumë sukses në pankinat ku ka  drejtuar.

Bëhet fjalë për Serse Kosmi.  61-vjeçari, numron një mori klubesh si trajner-menaxher, ndër më kryesoret  Genoa, Udineze, Palermo, Livorno, Siena, Peskara, Trapani, Peruxha, Askoli, por pa mundur të  shkëlqejë. Në shumë raste Kosmi sikurse dhe Zenga, është shkarkuar.

Klubi ka njoftuar se prezantimi i teknikut të ri, do të bëhet nesër në orën 11:00, ndërkohë që pasdite, do startojë nga puna. Për ironi të fatit, Kosmi do të debutojë në krye të Venecias, të hënen, pikërisht ndaj Palermos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!