Trukimet, plas në Greqi…
Komisioni i Etikës në federatën Greke të Futbollit ka vendosur, që për shkak të trukimit të rezultateve të zbresë nga një kategori më poshtë ekipin e OFI-t të Kretës, që militon në Superligën e këtij vendi.
Sipas medias vendase, ky vendim është marrë pas përfundimit të një hetimi për një ndeshje të luajtur dy vite më parë, OFI – Agianakos që ka përfinduar 6-0.
Të dyja skuadrat janë shpallur fajtore nga Komisioni i Etikës, ndaj OFI sezonin e ardhshëm duhet ta nisë në kategorinë e dytë me – 6 pikë, ndërsa Agianakos do të luajë në kategorinë e tretë, gjithashtu me – 6 pikë.
Gjithashtu, të dy klubet janë gjobitur edhe me nga 300 mijë euro.
Ky vendim i marrë nga Komisioni i Etikës në Federatën Greke të Futbollit nuk është i formës së prerë, pasi të dy klubet mund ta apelojnë këtë masë të marrë ndaj tyre, raporton media greke.