Derbi, shfaqja që riktheu tifozët

Nga Shpëtim Gjoshi
Ajo që i ka munguar këtij kampionati, të paktën deri në këtë javë të 24-t, është mungesa e tifozerive në stadiume.
Dënimet e panumërta të skuadrave, mungesa e fushave që ka detyruar skuadrat të luajnë jashtë qytetit të tyre, si dhe cilësia e lojërave nga këto skuadra, ka rregjistruar një numër të vogël tifozësh për të shtuar dhe oraret e zhvillimit të ndeshjeve.
Derbi Tirana – Partizani qe një shfaqje mahnitëse, kur sheh të mbushur stadiumin “Selman Stërmasi” në maksimumin e tij.
Ishte një tregues kur FSHF luan rol pozitiv, sepse kishte arsye për t’i dënuar të dy klubet. Por ajo arsyetoi drejtë për t’i rritur vlerat këtij kampionati.
Të gjithë dëshirojnë të kenë sa më shumë tifozë në stadium. Ndoshta do të kishin dhe më shumë pikë.
Sot luajnë edhe dy takime të tjera në kuadër të javës së 24-t. Kukësi pret në Elbasan Luftëtarin, ndërkohë që më pas, Teuta do të ketë mysafir në “Niko Dovana” Skënderbeun.
Mendoni se do të shohim po të njejtën koreografi, po atë
madhështi të mbrëmjes së derbit Tirana – Partizani?