Xhordan? Tani sytë nga “Barba”

Basketbollisti i Hjuston në NBA-në amerikane Xhejms Hardën, po kalon momente të magjishme në kampionatin më prestigjiz në botë të koshit.
“Barba” (nofka e lojtarit), së fundi, realizoi një ndeshje ëndrrash, ndërsa ndaj Miamit, shënoi 58 pikë, duke e tërhequr skuadrën e tij, drejt suksesit përfundimtar 121-118.
Shkëlqimi i basketbollistit ka nisur më herët, por në shtatë javët e fundit, Hardën ia ka dalë të shënojë mbi 50 pikë në ndeshje. Shifrat marramendëse në aspektin personal, të shënimit të koshave si një makinë përfekte, jo vetëm kanë ndihmuar skuadrën për të qënë lart, por konsiderohën si “kërcënim“ serioz dhe për legjendën e dikurshme Majkëll Xhefri Xhordan.
Edhe pse ish-basketbollisti nga Bruklin ka bërë histori, ecuria aktuale e “numrit 13” të Hjuston, po mahnit botën e koshit. Lojatri i transfromuar në “vrasës”nga çdo pozicion, ka 23 raste të shënimit mbi 40 pikë, duke qenë i treti në histori, pas Xhordan dhe Brajant.