“Mbreti” Kazu, 50 vjeç, ende në fushë…
Pas moshës 30-vjeçare në futboll, lojtarët nisin të mendojnë se kur do t’i varin “këpucët në gozhdë”. Kur shkon 40 vjeç, konsiderohesh plak dhe shkuar plakut, por nisin të shikojnë si rekordmen.
Por rekordet përse janë, përse vendosen? Për t’u thyer, për t’u përmirësuar…
Këto ditë, britanikëve, krijuesve të kësaj loje magjike, iu thye një rekord, i cili konsiderohej si i pathyeshëm nga të gjithë specialistët dhe trajnerët e futbollit.
Stenli Metjus i Stok Sitit, konsiderohej si lojtari më jetëgjatë në fushën e futbollit, me një karrierë 33-vjeçare, duke zhvilluar 701 takime dhe shënuar 71 gola.
Më më 6 shkurt të vitit 1965, moshën 50 vjeç e 5 ditë, ai luajti për herë të fundit në takimin Stok Siti – Fullhem, ku skuadra e Stokut fitoi 6-2.
Për këtë arritje sportive, Stenli Metjus ishte nderuar edhe me titullin “Sër” nga mbretëresha e Anglisë.
Mirëpo në skajin tjetër të botës, në Japoninë e largët, pas më shumë se gjysmëshekulli, ky rekord botëror u thye.
Legjenda japoneze, Kazuyoshi Miura, u aktivizua për 54 minuta në ndeshjen e ligës së dytë japoneze, në takimin Yokohama – Nagasaki, ku bomberi aziatik Miura ishte 50 vjeç e 7 ditë, vetëm 2 ditë më i madh se baroni i futbollit botëror, Sër Stenli Metjus.
Paradoksalisht japonezi Kazuyoshi Miura e ka nisur karrierën e tij në Brazil, por ka luajtur edhe me Genoan, Dinamon e Zagrebit, dhe për shumë kohë me skuadrën e Yokohomës dhe Kobes.
Mbreti Kazu, siç është pagëzuar në Azi, ka shënuar edhe 55 gola me kombëtaren e Japonisë, por pa ia arritur të luajë në një botëror. Miura është i vetmi lojtar, i cili luan futboll që nga themelimi i ligës së Japonisë, J League.