Erkand Qerimaj, më i miri…

Spektakël në garat e Kupës së Republikës në peshëngritje. Qerimaj dhe Calja përmirësojnë nga 4 rekorde kombëtare, ndërkohë që Erkand Qerimaj shpallet peshëngritësi më i mirë i veprimtarisë.

Garat e Kupës së Shqipërisë, që u zhvilluan sot në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, prodhuan emocione të forta nga konkurenca mes dy prej peshngritësve tanë më të mire, Erkand Qerimaj dhe Briken Caljes.

Calja, që garoi për herë të parë në këtë peshë, edhe pse arriti të thyejë disa rekorde kombëtare, duke ngritur 150, 155 dhe 157 kg në stilin e shkëputjes; dhe 181, 186 kg në stilin e shtytjes, u rendit i dyti. Në këtë stil ai humbi mundësinë për të ngritur 190 kg.

Në një formë shumë të mirë, si dhe për të treguar “pronësinë” e kësaj peshe, u pararaqit Erkand Qerimaj. Ai ngriti 152 dhe 155 kg në stilin e shkëputjes, ndërkohë që dështoi për të ngritur 158 kg. Ndërkohë në shtytje, me 182, 189 dhe 193 kg, peshëngritësi nga Shkodra, vendosi rekordin kombëtar të stilit, por edhe në dygarësh me 348 kg.

Kjo i dha mundësinë atij të shpallej edhe sportisti më i mirë i këtij aktiviteti.

Të dy peshëngritësit e kësaj peshe, Calja dhe Qerimaj, thyen nga 4 rekorde secili.

Garat e Kupës së Republikës ishin një test shumë i rëndësishëm, në prag të kampionatit europian që do të zhvillojnë shtangistët tanë në Gjeorgji, në fillim të prillit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!