“Zizu” pranë Juves, e pret Ronaldo…

Juventus po punon nën rrogoz. Ecuri mbresëlënëse në kampionat e skuadrës së drejtuar nga Alegri, mund të mos i mjaftojë këtij të fundit për të qëndruar te bardhezinjtë, pasi humbja 0-2 në vajtje me Atletikon në Champions, e ka trazuar situaten.
Në këto kushte në kampin e zonjës, kanë nisur lëvizjet e para. Sigurisht në epiqëndër, tekniku Maksimiliano Alegri. Emrat për “trashëgimtarin” të dërgojn te njohjet e vjetra. Zidanë dhe Deshamps, por jo larg tyre gjëndet dhe gjermani Klop.
Gjithsesi, ai që udhëheq listën e Andrea Anjelit, lidhet me emrin e kampionit të Europes në krye të Realit, Zinedine Zidan. Për francezin ka pasur interesim të vazhdueshem, por nëse Juve eliminohet nga Atletiko, me gjasë stoli bardhezi, do t’i besohet ish-numrit “10” të “zonjës”.
Edhe për Deshamps, një ish-juventin, aktualisht në krye të kombëtares franceze, dyert mbetën të hapura. Megjithatë 58-vjeçari kampion bote me “gjelat” në “Rusi 2018”, ka tundimin e Federatës Franceze për të vijuar gjatë në krye të Frances.
E turbullt situata me Jurgen Klop. Gjermani po i jep shkëlqim skuadres së Liverpol dhe vetë tekniku në daljet publike, ka shprehur dëshiren për të qenë një “reds” i shtrirë gjatë në kohë
Analistët, ndërsa kanë komentuar emrat e mundshëm për të drejtuar Juventusin duke nisur nga vera, e kanë parë këtë lëvizje dhe si një presion indirekt ndaj teknikut aktual Maks’ Alegri.
Në Torino, aty ku Ronaldo u ble si ekspert i Champions, synonin deomos fitimin e trofeut më të rëndësishem në kontinent. Zgjënjimi në të vajtjes, i ka turbulluar idetë…