Federer në histori, mbërrin në tri shifra
Tenisti 37 vjeçar, kap 100 trofe ne karrierë
Zviceriani Roxher Federer, mbërrin trofeun e 100-të ne karrierë. Në Dubai, 37-vjeçari, mjeshtëri i madh i “raketës”, mundi Stefanos Tsitsipas në shifrat 6-4.
Sukseset e Federer, startuan në 2001 në Milano dhe pas 18 viteve karrierë, iu desh të përballej me 21-vjeçarin Tsitsipas, për të mbërritur te fitoret me tri shifra.
Për më tepër, tenisti veteran, i aftë të qëndojë me raketë në duar për disa vite të tjerë, mund të synojë dhe rekordin e Xhimi Konors, i cili ka fituar 109 trofe në 164 finale.
“Nuk di të them nëse Tsitsipas kishte lindur kur unë kam fituar trofeun e parë,”- tha duke bërë shaka zviceriani. “Ai është talent, shumë lojtar i fortë dhe ishte e vështirë ta mundje.”
Më tej numri 7 në top–listën e klasifikimit botëror në tenis, u shpreh se ndihej mjaft i lumtur për trofeun. “Po jetoj diçka speciale dhe jam shumë i lumtur. Ëndrra për të arritur në 100 trofe të fituar, u bë realitet. I lumtuar që ia dola”.
Për tenistin helen, Tsitsipas, me një staturë për t’u admiruar (1.93 cm), karriera është e sigurtë. Ndaj gjigandëve të sportit “borgjez”, ndonjëherë ke se çfarë mëson edhe në rastet kur humbet.
Ajo që mbetet, 100 fitoret e Federer në Atp.