UEFA, licensohen dy stadiume

Skuadrat kosovarë, të cilat do të marrin pjesë në veprimtaritë e UEFA-s për sezonin e ardhshëm, tani e tutje nuk do t’i duhet që të shtegtojnë.
Të mërkurën, UEFA ka marrë vendimin dhe ka njoftuar FFK-në, se ka liçensuar dy stadiume në Kosovë, të cilët i plotësojnë kushtet për të zhvilluar ndeshje për Champions League dhe Europa Leagua.
Ato janë stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë, por edhe ai “Adem Jashari” në Mitrovicë, të cilët pas rikontruksionit të tyre, i plotësojnë parametrat dhe kushtet për zhvillimin e veprimtarive ndërkombëtare.
Sezonin e shkuar, si Drita dhe Prishtina, ndeshjet e tyre për kupat e UEFA-s, u detyruan t’i zhvillojnë jashtë Kosovës, për shkak të mungesës së mjediseve sportive, konform kërkesave të qeverisë së futbollit europian.