Donaruma 20 vjeç, por Galliani…

Xhixhio Donaruma, portieri I Milan, sot feston 20 vjetorin e lindjes. Talenti italian I kaudratit kuq e zi, konsiderohet si pasardhësi I denjë I legjëndes Bufon.
Ditën e sotme, në adresë të Donarummas vërshuan urimet nga e gjithë bota sportive brënda dhe jashtë italisë.
Por ish I deleguari I Milan, me të njënjtin rol tek Monza, Adriano Galliani, ndërsa ka uruar sot portierin e lindur në Stabia, ka lëshuar “bombën” e radhës duke tërhequr ja pak vëmëndjen e shtypit sportiv. Në një dalje para mediave, Galliani ka thënë se Milan, duhet të falenderojë pikërisht atë, pasi Donaruma përpara se të vishej kuq e zi, ka qënë shumë pranë Interit.
“Më telefonoi Mihajloviç, ndërsa portieri bëhëj gati të inkuadrohej për herë të parë në serinë A në një ndeshje shtëpiake me Sasuolën.
Tha, se a ekziston mundësia për ta transferuar tek Milan. Pyeta Mauro Biankesin. Ai insistonte se Donaruma, ishte portieri I së ardhmes. Unë I dhashë rrugë të lirë dhe sot ai gjëndet tek Milan”-u shpreh Galliani.