Alla dhe Torasa, në mes të katër rrugëve…

E dini atë shprehjen popullore “Të biesh nga shiu në breshër?”

Kjo u ka ngjarë dy ish-futbollistëve të Flamurtarit, shqiptarit Albi Alla dhe argjentinasit, Agostin Torasa.

Pak ditë më parë, ata, fillimisht qendërmbrojtësi Alla dhe më pas mesfushori Torasa, për shkak të vonesave të pagave në Vlorë, në kërkim të një jetë më të mirë, u larguan nga klubi vlonjat dhe nënshkruan një kontratë për të luajtur me skuadrën Yaniban Fanden në kampionatin kinez.

Por aventura e tyre në Kinën e largët, ka përfunduar ende pa nisur. Madje në mënyrën më të keqe të mundshme.

Mediat kineze raportojnë se klubi i Yanibanit ka një borxh, që arrin deri në 340 milionë juan, baraz me 35.8 milionë dollarë, çka mund të sjellë përjashtimin e skuadrës dhe shpalljen e falimentit të klubit.

Në këto kushte, edhe pse drejtuesit e klubit kinez po përpiqen ta zgjidhin situatën, ish-futbollistët e Flamurtarit Albi Alla dhe Agostin Torasa, në bashkëpunim me menaxherin e tyre Franci Bode, të mbetur tani në mes të katër rrugë, me siguri do ta rishikojnë edhe një herë të ardhmen e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!