UEFA Champions League, ndeshjet e para të 1/8-ve…

Seria e dytë e 1/8-ve të Champions League, turi i vajtjes, u mbyll mbrëmë me çiftet Atletiko Madrid – Juventus dhe Schalke 04 – Mançester Siti. Edhe pse në kampin e Juves që herët kanë hedhur kandidaturë për të qenë njëra nga pretendentët e këtij edicioni, duket se sfida e mbrëmshme, teksa u mposhtën 2-0 në Madrid nga Atletiko, e ka zbehur ndjeshëm objektivin madhor të bardhezinjve. Bonuçi u shpreh pas sfidës, se në të kthimit lipset një tjetër “format”. Gjithashtu edhe Ronaldo pohoi se skuadra mund ta kalojë turin. Ndërkohë “Qytetarët” fituan 3-2 “in extremis” në transfertë me gjermanët e Shalkes. Në këtë ndeshje drithëruese, dështimi i VAR-it ishte një dukuri problematike. Penalltitë qenë të dyshimta dhe sistemi nuk funksionoi. Megjithatë, përveç torinezëve, në këtë dalje të parë të 1/8-ve, të marten u konstatuan dhe dy “blofe” të tjerë. Potencialja e madhe e kompeticionit, Barcelona, u ndal 0-0 në Lion  nga vëndasit, ndërkohë që Borusia Dortmund, u hodh në “tapet” 3-0 nga Totenham.Logjika nuk gaboi te përballjet e tjera… Një javë më parë, Reali i Madridit po ashtu bëri “galaktikun” ndaj Ajaksit. Fitoi 2-1 në një ndeshje spektakolare. Në anën tjetër, Paris SG dhe Roma arritën fitore premtuese. Parizienët mposhtën 2-0 anglezët e Junajtidit, kurse romanët triumfuan 2-1 ndaj portugezëve të Portos. E vetmja ndeshje “e ndezur” mbetet ajo mes Bajern dhe Liverpulit. Dueli i parë në tokën ishullore prodhoi një 0-0 të “thatë”. Javën e parë të marsit do të luhen duelet e kthimit. Duke përjashtuar surprizat, veçohen sfidat Juventus – Atletiko Madrid, Bajern – Liverpul dhe Porto – Roma.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!