Rikthehet Viali, Juvja mund t’ja dalë…

Gianluca Viali u pyet nga gazetarët nëse Juventus mund të kalojë në të kthimit në Champions. Për ish futbollistin bardhezi, shanset shkojnë deri në 50%. Ai kujton humbjen e edicionit të kaluar në “Bernabeu” dhe shton se Juve në shtëpi, në të kthimit, gati sa nuk eliminoi Realin e Madridit. Viali shpjegoi takimin e shumëpritur Juventues- Atletiko Madrid (e vajtjes 2-0)

“Do të jetë e vështirë por e hapur. Dy gola në shtëpi, juvja mund ti bëjë. Më pas të mendohet shtesa. Maks (Alegri), të bëjë zgjidhjet e duhura. Juventus,vitin e kaluar, gati përmbysi Realin, ndërsa pati humbur në “Bernabeu” 3-0. Mendoj se shanset janë 50 me 50″-tha ndër të tjera Gianluca Viali

Sakaq, ndeshja e vajtjes mes Atletikos së Madridit dhe Juventus, foli tërësisht për skuadren e Simeones. Shifrat 2-0, të rëndë në kompeticione aq prestigjiozë. Shkëlqimi i ndeshjes së parë, pavarësisht rezultatit teknik, u zbeh mjaftueshëm nga Simeone në fund. Në sytë e gjithë botës, tekniku argjentinas, nuk nguroi të festonte turpshëm.

Ronaldo dhe Juve, kanë një motiv më tepër për të dhënë maksimumin.

E tha Viali, Juvja mund të kalojë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!