Tirana, zhyt korçarët në fund…!

Minutat e fundit të ndeshjes Skënderbeu – Tirana, në prologun e javes së 23-të, prodhuan golin deçiziv të Ngo (89′), duke kthyer festën në kampin bardheblu dhe zhytur përfundimisht korçarët në krizë.

Më parë, në fraksionin e parë të ndeshjes kishin shënuar Kobina (26′), goli i dytë radhazi i tij për bardheblu dhe Sibo (45’+1’) që barazoi përkohësisht për korçarët.

Pas kësaj fitoreje 2-1, kryeqytetasit bardheblu u ngjitën në kuotën e 28 pikëve, ndërsa Skënderbeu mbeti me 33 pikë, duke rregjistruar humbjen e 10-të të tij në këto 23 javë të kampionatit.

Tekniku kryeqytetas Mema, pas golit të fitores, në lot gëzimi. Me sa duket, kreu i pankines bardheblu, pas disa rezultateve pozitive, beson se skuadra e ka krijuar fizionominë e saj. Ndaj Skënderbeut, ishte prova e madhe e vërtetë përpara se ekipi më i titulluar në vënd, të ndeshet me Partizanin javën e ardhshme.

Sakaq, ish-kapiteni Gentian Muça, pas 717 ditësh mungese në fushat e blerta kthehet sërish të luajë për Tiranën. Ky ishte lajmi i dytë i mirë në shtëpinë bardheblu.

Notë pozitive për tifozerinë. Kthimi i tyre në krah të “tirones”, tashmë realitet. Tirana e Memes, po vjen..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!