Dy “kampionë” në hall…

Një sezon më parë, të dy, Orges Shehi dhe Ardian Mema, ishin në të njëjtën “llogore”. Punonin dhe luftonin që të dy për Skënderbeun.

Orges Shehi ishte kapiteni dhe gardiani i portës korçare, ndërsa Ardian Mema, ishte ndihmësi dhe krahu i djathtë i trajnerin Ilir Daja. Në përfundim të sezonin, që të dy do të shpalleshin kampionë me Skënderbeun. Shehi për here të 6-të, ndërsa Mema për herë të pare si teknik…

Aktualisht, ndërsa rolet paksa kanë ndryshuar, interesat janë diametralisht të kundërta. Orges Shehi që nga fillimi i sezonit kanë rolin e trajnerit të Skënderbeut, ndërsa Ardian Mema, që nga java e 9-të e kampionatit drejton bardheblutë e Tiranës.

Nesër në mbrëmje, të dy këta “miq” të dikurshëm, do të sfidojnë njeri-tjerin. Në orën 18:00, në stadiumin e Korçës do të përballen në kuadër të javës së 23-të të kampionatit do të ndeshjen Skënderbeu – Tirana.

Në fakt, kjo nuk është sfida e parë ndërmjet tyre. Janë ndeshur me 24 tetor të vitit të shkuar, për javën e 14-të. Nuk pati fitues, në barazim 1-1 përfundoi takimi.

Po nesër si do të dali takimi? Vështirë ta thuash, edhe pse në letër, Skënderbeu si pritës është i favorizuar. Që të dy, si Shehi dhe po ashtu edhe Mema, duan fitoren.

Durrsaku i korçarëve për të harruar humbjen e Skënderbeut në Vlorë. Tekniku kryeqytetas le të nënkuptosh se do të ishte i kënaqur qoftë edhe me një barazim, çka do të ruante klimën e bardhebluve në prag të derbit me Partizanin në javën e ardhshme.  

“Për ne është detyrim fitorja ndaj Tiranës. Fituam ndaj Laçit, por gabuam në Vlorë. Ndaj duhet të japim 150% ndaj bardhebluve. Mungesa e Kristi Vangjelit na ka krijuar pak pështjellim, por shpresoj që mos të ndjehet aq shumë sa të na prishë punë mungesa e tij”,-tha duke mbyllur prononcimin e tij, trajneri Orges Shehi në konferencën për shtyp në prag të ndedshjes ndaj Tiranës.

“Luajmë një ndeshje shumë e vështirë me Skënderbeun. Shkojmë për të fituar, por si çdo ndeshje, të tria rezultatet janë brenda. E kemi përgatitur ndeshjen dhe ekipi ka treguar se është i karikuar. Në 10 vitet e fundit ata kanë qenë ekipi më i fortë. Tani u ka humbur disi shkëlqimi, pasi shumë lojtarë kanë ikur. Por, unë jam trajneri i Tiranës dhe dua të fitoj”, – ka deklaruar ndërmjet të tjerash trajneri Mema për “Supersport”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!