Flamurtari keqtrajtohet në “Selman Stërmasi”

Pritej që sfida mes  Partizanit  dhe  Flamurtarit, për llogari të javës së 23-të të shërbente  si  një  ndeshje  “vitrinë”, mirpo fusha dhe situata me tifozët e të kuqëve, ka evidentuar turpin e madh  mes  kryeqytetit.

Dhe faji është thuajse i gjithi i arbitrimit  skandaloz  të shkodranit Indrit Myrtja me ndimësit e tij.

Gjithçka ka nisur pas  golit  të Ribajt në fund të pjesës së parë teksa vlonjatët po festonin golin e  barazimit. Irritimi i tifozëve të kuq, me fotografin në detyrë,  e më pas kapërcimi  i disa personave të pa-autorizuar  me  destinacion dhunimin e fotografit  vlonjat, është interpretuar turpshëm nga gjyqtari kryesor duke nxjerrë kartonin e kuq autorit të golit Andi Ribaj.

E habitshme se si trupa  gjykuese pa  vetëm lojtarin e  Flamurtarit, ndërkohë që Alban Hoxha, ia doli  të kalonte pistën e  të merrej  me tifozët…duke mos pësuar asgjë.

 Por  sfida e  përfunduar 3-1 për vëndasit, figuron e tjetërsuar dhe e pasuruar në gabime pa fund  në  dëm të vlonjatëve.

Nisur nga këtu, ndeshja e së shtunës në  mbrëmje, “degjeneroi”  tërësisht, me  Flamurtarin e Vlorës, të cënuar si mos  më keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!