Starton java e 23-të e Superiores

Nesër starton java e 23-të e kampionatit të Superiores. Siparin e saj në orën 18:00, në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës, do ta ngrenë dy skuadrat më të vjetra të futbollit shqiptar, Skënderbeu – Tirana.

Eshtë përballja e tretë midis tyre gjatë këtij kampionati të 80-të kombëtar të kategorisë elitare, ku në dy sfidat e mëparshme nuk ka patur fitues, duke fiksuar rezultatin 1-1, si në Korçë ashtu edhe në Tiranë.

Të shtunën do të zhvillohen dy takime. Në Gjirokastër, në orën 14:00, Luftëtari do të presë Teutën, ndërsa në orën 17:00, në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit, të kuqtë e Partizanit do të presin vlonjatët e Flamurtarit.

Java do të mbyllet të dielën, me dy takime “shtegtare”, që do të nisin në orën 14:00, ku skuadrat pritëse nuk do të jenë autoktone. Në stadiumin “Elbasan Arena”, do të luhet takimi Kukësi – Kamza, ndërsa në stadimin “Niko Dovana” të Durrësit, do të përballen Kastrioti – Laçi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!