Laçi: Elvi Berisha, humb sezonin?

Ishte ndër më të mirët në ndeshjen e fundit që  Laçi luajti të dielen  në shtëpi me Partizanin.  

Faktor në fushë dhe autor i asaj penalltie të shndërruar në gol nga  Shtubina. Mirëpo një përplasje me Trashin, ka bërë që talenti fierak i  bardhezinjve, të ndiejë dhembje të forta ditët që pasuan.

“Jemi duke punuar mirë dhe deri ditën e ndeshjes do të  jemi të  përqëndruar për të rezultuar kompetitivë. Grupi është thuajse i plotë, por Berisha duket se do të mungojë shumë  gjatë,” – nis fillimisht trajneri  Prenga për “Sporti IM”.  

Tekniku ecën: “Ky ishte lajmi më i keq i mundshëm. E kisha në planet afatgjatë, por dyshohet se këmba e Trashit, ka krisur kockën e njëres  këmbë të lojtarit  tonë Berisha. Urojmë të rehabilitohet shpejt,”- mbylli Besnik Prenga.

 Kështu, ish-futbollisti i Leganes përfshihet nga një problem shëndetësor serioz që me gjasë, do të shtyjë kthimin e tij në fushë deri në maj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!