Tebas: Rubiales dhe Pike të flasin
Presidenti i La Ligës, Havier Tebas ka komentuar shkurt skandalin eventual të presidentit të futbollit spanjoll Luis Rubiales dhe mbrojtësit të Barcelonës Zherard Pike lidhur me organizimin e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite.
“Unë nuk i kam dëgjuar audiot. Është një çështje që, derisa të përfshirët të thonë fjalën e tyre, nuk do ta komentoj,” tha Tebas, teksa foli në “Barcelona Open”.
“Ata do të duhet të thonë nëse audio incizimet janë të sakta apo jo, nëse ajo që thuhet atje është e vërtetë apo jo”,tha Tebas.
Ishte “El Confidencial” media e cila sot shpërndau lajmin teksa pretendon se Luis Rubiales dhe Zherard Pike permes kompanisë Kosmos të mbrojtësit katalanas kishin sofistikuar një mashtrim financiar.