FIFA ndryshon rregullat e Kupës së Botës për Klube

Kupa e Botës për Klube me formatin e ri prej 32 skuadrash do të ketë disa risi. Nuk do zhvillohet çdo vit por merr përmasat e një botërori të mirfilltë duke u luajtur çdo 4 vite. Për më tepër ai spostohet nga stina e dimrit në verë.
Kjo ka bërë që dhe afatet e transferimëve të lojtarëve të ndyshojë në mënyrë që përqasja të jetë efektive.
Kështu FIFA pritet që shumë shpejt të shtojë një tjetër afat për transferimin e lojtarëve. Bëhet fjalë për 10 ditët e para të qershorit, që do të jenë në dispozicion vetëm të klubeve që marrin pjesë në Kupën e Botës për Klube.