Superiore/ Flamurtari pritës në Ballsh, Egnatia provë ndaj Elbasanit, Teuta nis përballë të kuqëve

sportiim2

Abissnet Superiore zhvillon sot dhe nesër javën e dytë të edicionit 2025/2026. Do të startojë me duelin Flamurtari- Bylis i cili me një vendim të FSHF-së përkundër kalendarit të parashikuar për në Vlorë, do të zhvillohet në “Adush Muça” (16:00).

Ndërkaq dy sfidat e tjera të ditës së shtunë nisin në orën 20:00. Në ‘Arena e Demave’ Partizani pret Teutën e Durrësit e cila e nis kampionatin pikërisht nga kjo përballje (Teuta- Dinamo e javës së parë shtyrë nga Sektori i Garave për në 5 shtator).

Paralelisht në ‘Egnatia Arena’, supersfida e ditës ndërmjet Egnatias dhe AF Elbasanit. Kampionët në fuqi e nisën me humbje (ndaj Vllaznisë 2-0) mbrojtjen e titullit ndërsa këtë mbrëmje do të kenë punë me fqinjët nga Elbasani plot ambicje për këtë sezon të ri.

Sakaq dy takimet e tjera të javës së dytë, përpara se kampionati të ndalë për dy javë (angazhimi i Kombëtares), luhen nesër. Vora pritëse në Laç përballet me Tiranën në orën 17:00 ndërsa një tjetër duel i nivelit të lartë ai mes Dinamos dhe Vllaznisë do të zhvillohet në orën 20:00 në “Elbasan Arena”./Erga Kenga/

Superiore, java e dytë 2025/2026:

Sot:

Flamurtari- Bylis 16:00 (në Ballsh)

Partizani- Teuta 20:00

Egnatia- AF Elbasani 20:00

Të dielën:

Vora- Tirana 17:00 (në Laç)

Dinamo Siti- Vllaznia 20:00 (në Elbasan)

?>