Portugalia dhe Polonia në Botëror
Portugalia dhe Polonia janë dy skuadrat e radhës që presin biletën për në Botërorin e Katarit që nis në 21 nëntor.
Në Dragao, skuadra portugeze përmes një superylli si Bruno Fernandesh arrin të shënojë dy gola të rëndë ndaj Maqedonisë së Veriut në finalen e Play off duke marrë një biletë për në ‘Katar 2022’.
Megjithë lojen e bukur të maqedonasëve të cilët nuk patën dashamirësinë e arbitërit anglez Tejlor, fundi i ndeshjes çertefikoi biletën luzitane me Kristiano Ronaldon që do të jetë në një finale Botërori për herë të 5-të.
Në Korzhov, Polonia me Levandovskin në krye (shënoi golin e parë 49′) kaluan 2-0 Suedinë që në këtë takim aktivizoi edhe Zlatan Ibrahimoviç. Goli i dytë për polakët erdhi në të 73′ nga Zelinski./Sportiim.al/
Finale play off-i për ‘Katar 2022’ (zona e UEFA)
Portugali– Maqedoni e Veriut 2-0
Poloni- Suedi 2-0