Besa vuan me Lushnjën, Kanu i jep tri pikë në shtesë
Në “Loni Papuçiu”, Flamurtari del me vetëm një pikë ndaj Apolonisë.
Dy ndeshjet e sotme të Kategorisë së Parë të vlefshme për xhiron e 16-të, rezultuan mjaft të rivalizuara. Dy skuadrat pretendente për të fituar dy biletat që të ngjisin në Superiore Besa dhe Flamurtari kaluan përmes peripecive të shumta.
Kavajasit pritën në Rrogozhinë Lushnjën me të cilën arritën të fitonin vetëm në kohën shtesë duke shndërruar në gol penalltinë e dytë në favor të tyre. Ishte Kanu në të 90+3′ autori i golit me vlerë tri pikëshe për verdhezinjtë.
Ata ngjitën në vendin e dytë, këtë radhë me dy pikë larg Vorës kryesuese. Në këtë takim Besa humbi një penallti me Mazrekajn dhe goditi 4 herë shtyllën. Nga ana e saj Lushnja u pa mjaft aktive dhe shpërdoroi së paku tre raste ideale për gol. Lagunarëve i’u anullua edhe një gol për pozicion jashtë loje.
Ndërkaq në Fier, Apolonia- Flamurtari u ndal në barazim 1-1. Fillimisht ishin vendasit që kaluan prëpara në pjesën e parë me Maksutin në të 28′ ndërsa në pjesën e dytë, Flamurtari barazoi me Selimin në të 78′. /Sportiim.al/
