Xhixha starton me gol, Karabak fitore e thjeshtë…
Sulmuesi shqiptar Redon Xhixha ka gjetur golin me Karabak në Azerbajxhan në duelin e sotëm në kampionati azer.
Kurbinasi shënoi për 4-0 ndaj Sumqajit. Ai u hodh në fushë vetëm pak minuta para se të shënonte golin e tij në këtë takim.
Ndeshja për javën e 17-të të kampionatit mes dy ekipëve përfundoi 5-0 për ekipin kampion Karabak.
