Diallo “trondit” Sitin, Çelsi triumf për kreun
Derbi i Mançesterit, Mançester Siti- Mançester Junajtid ishte pika kulmore e futbollit të ditës së sotme në futbollin europian.
Sfida u udhëhoq nga qytetarët e Guardiolës pas golit të Gvardiol shënuar në pjesën e parë por në fund të takimit Amorim me të tijtë arritën përmbysjen e madhe falë njeriut të ndeshjes Amad Diallo.
22 vjeçari fillimisht fitoi një penallti e më pas shënoi një gol në kufinjtë e të pamundurës. Për Sitin kriza po i kalon caqet e një skuadre që në epokën Guardiola ka rivalizuar denjësisht me Realin, Barcelonën, apo Bajernin.
Ndërkohë, Çelsi po për javën e 16-të kaloi fqinjët e Brentford 2-1. Fiton Kristal Palasë në udhëtim me Brajton 1-3 dhe Totenhem që mposht në udhëtim Sauthampton 0-5./Sportiim.al/
