Bie në tokën baske, Real pëson humbjen e dytë sezonale

sportiim2

Sfida e vetme për llogari të javës së 19-të mes Atletik Bilbaos dhe Real Madridit përfundoi 2-1 për baskët e teknikut Ernesto Valverde. Një duel i zjarrtë dhe plot emocione nga fillimi e deri në fund.

Vendasit shënuan në minutën e 53′ me Berenguer ndërsa më pas radha e Mbape për të humbur një penallti për madrilenët. Sidoqoftë pas një goditje të fortë të francezit në të 78′ është Belingam që topin e kthyer nga portieri e depoziton në rrjetë.

Më pas, teksa Reali po shtynte për golin e fitores, vjen gafa e Valverde ndërsa dhuron një top në hyrje të zonës së ‘bardhë’ e cila shfrytëzohet në maksimum nga Guruzaeta për 2-1 final.

?>