Liverpul
Liverpul- Real kryeson duelet e sotme, Juve në Birmingam
Champions League sërish në fushë sot për ndeshjet e mbetura të raundit të 5-të. Do të luhet si zkonisht në 18:45 dhe në 21:00. Nis me Crvena Zvezda-Shtutgart dhe Sturm Grac- Zhirona për të kaluar në mbrëmje me 7 duelet e tjera.
Në ‘linjën’ e parë superdueli në “Anfield” ndërsa Liverpul- Real Madrid konsiderohet si finale e parakohëshme. Skuadra e Slot sipas parashikuesëve shihet qartë favorite por Reali edhe pse pa sulmuesin e dëmtuar Vinicius (veç të tjerëve) asesi nuk mund të nënvlerësohet…
Aston Vila- Juve një tjetër duel i fortë në Birmingam. Po ashtu të rivalizuara edhe takimet: Selltik- Bryzh, Bolonja- Lilë, Dinamo Zagreb- Dortmund, Monako- Benfika dhe PSV- Shahtjor Donjetsk.
Liga e Kampionëve, aundi i 5-të, sot:
18:45
Crvena Zvezda-Shtutgart
Sturm Grac- Zhirona
21:00
Liverpul- Real Madrid
Aston Vila- Juventus
Selltik- Bryzh
Bolonja- Lilë
Dinamo Zagreb- Dortmund
Monako- Benfika
PSV- Shahtjor Donjetsk/Sportiim.al/
