Strategji deri në vitin 2030, Kosova në krah të sportit

Qeveria për sportin në Kosove, 338 milionë euro për një periudhë gjashtëvjeçare
Mediat në Kosovë raportuan sot se për herë të parë sporti është bërë me Strategji Shtetërore për vitet 2025-2030.
Ky dokument i rëndësishëm për sportin, është miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë Kurti. Prezantimin e këtij projekti e bëri zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Daulina Osmani.
Në fjalën e saj ajo shpalosi objektiva strategjikë si më poshtë:
“Qeverisja e mirë dhe integritet në sistemin e sportit, avancim i performancës sportive në arenën ndërkombëtare, ndërtim i një shoqërie të shëndetshme aktive, si dhe fuqizimi i diplomacisë publike dhe zhvillimit ekonomik përmes sportit”, tha Osmani në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, raporton Klankosova.tv
Zëdhënësministrja e MKRS-së shtoi se kostoja e kësaj strategjie është mbi 338 milionë euro për periudhën gjashtëvjeçare. Një superinvestim për sportin…