Dënimi i Kosovës, ankohet Suedia

sportiim2

Të mërkurën, UEFA njoftoi se fitorja në Rumani-Kosovë, iu dha Rumanisë. Një vendim që preku Suedinë e cila në kushte të tjera ishte fituesi më i mirë në Ligën C.

Në fakt, Kosova do ta apelojë vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, CAS. Lajmi është raportuar nga britanikja The Guardian të mërkurën dhe është konfirmuar nga Federata e Futbollit e Kosovës përmes faqes së saj të internetit.

Interesat e Suedisë:

Mësohet se Federata nordike ka bërë të qartë se vendimin e UEFA-s për “rastin Rumani – Kosovë 3-0” do ta kundërshtojë në CAS. Ishte ‘Fotbollskanalen’ e cila shkroi se “Federata Suedeze e Futbollit ka bërë më parë një apel dhe mbetet e vendosur”.

“Pas fitores së pastër të djeshme, kemi pritur njoftimin e UEFA-s lidhur me rezultatin e ndeshjes Rumani-Kosovë. Tani është marrë një vendim, i cili për ne është negativ.

Është për të ardhur keq që gjërat që ndodhën jashtë fushës kanë një ndikim në rezultatin sportiv dhe prekin të dyja skuadrat e përfshira, por edhe neve”, tha Kim Kalstrom, menaxher i Federatës Suedeze të Futbollit.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të sjellë ankesa. Por një vendim i ndryshuar ndikon teksa e dërgon Suedinë në shkallën më të lartë, pasi rezultatet e tjera në ndeshje bëjnë që Suedia të jetë ajo fituese e Ligës C duke rritur kështu shanset për të marrë një vend për në play-offi-n e Kupës së Botës./Sportiim.al/

?>