Ranking FIFA, Argjentina e para, ja top 10-ta

Pas fitores ndaj Italisë në San Siro në raundin e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve, Franca shpresonte ta mbyllte vitin kalendarik në krye të renditjes së FIFA-s.
Kishte vetëm një mundësi: Argjentina duhej të pengohej kundër Perusë, por Albiceleste nuk dështoi dhe fitoi këtë mëngjes 1-0 falë golit të mrekullueshëm të Lautaro Martinez, i ndihmuar nga Lionel Mesi.
Ndaj, kampionët në fuqi të botës do të ruajnë vendin e parë në renditjen e fundit të FIFA-s për vitin 2024, përpara Francës dhe kampionëve të Evropës, Spanjës.
Renditja e radhës e FIFA-s sipas L’Equipe:
- Argjentinë 1867,25 pikë
- Francë 1859,79
- Spanja 1853,28
- Anglia 1813,81
- Brazil 1775,85
- Portugalia 1756,12
- Holandë 1747,55
- Belgjika 1740,62
- Itali 1731.51
- Gjermani, 1703.79