Kosova rikthehet në fushë, ‘Nations’ me verdikte finale
Xhiro e fundit në grupe sipas Ligave të Nations League vijon sot me orarin e vetëm 20:45.
Tej vëmendjes së Ligës A ku kombëtare si Spanja, Portugalia, Kroacia, Zvicëra do të jenë të impenjuara për verdiketet finale, ajo që bëhët temë e ditës është dueli Kosovë- Lituani.
Në “Fadil Vokrri” rikthehen Dardanët në ballfaqimin me lituanezët. E gjitha vjen pas incidentëve të ditës së premte në Rumani- Kosovë ku nga tribuna pati kore raciste në dëm të Kosovës, e shoqëruar me vendimin e palës kosovare për të mos vijuar takimin.
Programi për sot Nations League:
20:45
Liga A1:
Kroaci-Portugali
Poloni- Skoci
Liga A4:
Serbi- Danimarkë
Spanjë- Zvicër
Liga C2
Kosovë- Lituani
Rumani- Qipro
Liga D1
Lietenshtejn- San Marino./Sportiim.al/
