Al Hilal u “dogj” me Nejmar, Santos pas…dere

sportiim2

Rekuperimi ka ardhur, mirpo në Arabinë Saudite qajnë dëmtimet e shumta të brazilianit të ardhur me bujë.

Historia e Nejmar në Al-Hilal doli të ishte shumë e ndryshme nga ajo që klubi dhe tifozët e tij kishin shpresuar. Që kur mbërriti në Arabinë Saudite pas largimit të tij nga PSG në verën e vitit 2023, dëmtimet e kanë rrënuar vazhdimisht, duke reduktuar paraqitjet e tij në 22 që nga largimi i Kupës së Botës në Katar.

Blerja e kampionit brazilian, i cili supozohej të ishte ndër më të mëdhatë në historinë e Ligës Pro Saudite, u la në hije të pashmangshme nga problemet e vazhdueshme fizike që minuan ndikimin e tij në fushë.

Me vetëm 4 ndeshje të plota të luajtura dhe vetëm një gol të shënuar, eksperienca e tij në Al-Hilal rezultoi shumë më e ulët se pritshmëritë, veçanërisht duke marrë parasysh koston prej 90 milionë eurosh të transferimit të tij nga klubi parizian, pa përmendur pagën e madhe prej 80 milionë neto për sezon.

Ndërkaq presidenti i Santos, Marcelo Teixeira, foli për situatën e Nejmar në një intervistë të raportuar së fundmi nga CNN Brazil: “Ne nuk kemi vendosur ende për skuadrën për garat e vitit 2025. Nuk mund të bëjmë parashikime hipotetike për ardhjen e tij. Nëse ai do të anulonte kontratën e tij e bëhëj i lirë, të gjithë jemi të vetëdijshëm për lidhjen e tij me klubin tonë.”

?>